Si rezultat i përleshjeve midis forcave të NATO-s dhe serbëve, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, u plagosën 25 ushtarakë të Aleancës, thuhet në deklaratën e përhapur sot nga KFOR-i. Nga banorët lokalë, sipas njoftimit të mediave serbe, janë plagosur 50 veta.

0Ushtarët vunë në përdorim plumba gome, topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e revoltuar si dhe shfrytëzuan teknikën e rëndë për zhbllokimin e autostradës, e cila u mbyll afër qytetit Zubin Potok me autobusë dhe kamionë me protestues.