Pragun 7% e kapërcyen gjithashtu Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) - 19,16%, Partia “Rusia e Drejtë” - 13,22% dhe Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) - 11,66% të votave.

Partitë e tjera, të ashtuquajtura jo-parlamentare: “Jablloko (“Yabloko”), “Kauza e Drejtë” dhe “Patriotët e Rusisë” nuk e kapërcyen dot pragun 7%.

Partia “Jablloko (“Yabloko”) - 3,30%

Partia “Kauza e Drejtë” - 0,59%

Partia “Patriotët e Rusisë”- 0,97%

Në zgjedhjet parlamentare morrën pjesë rreth 60% e votuesve. Sa për krahasim, në vitin 2007 pjesëmarrja e zgjedhësve rezultoi gati 64%. Për Partinë “Rusia e Bashkuar” atëhere votuan pak më shumë se 64% e zgjedhësve. Për Partinë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) e dhanë votën e vet rreth 12% e votuesve. Kurse Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) dhe Partia “Rusia e Drejtë” grumbulluan afërsisht nga 8% të votave. Kështu pra, në parlamentin e ri të Rusisë do të reduktohet disi përfaqësimi i Partisë “Rusia e Bashkuar”, kurse i partive të tjera do të rritet. Në mënyrë paraprake mund të konkludohet se nga 450 vendet që janë gjithsej në Dumën Shtetërore, “Rusia e Bashkuar” do të marrë rreth 235-240 vende, komunistët do ti sigurojnë vetes pak më shumë se 90 vende. Partia “Rusia e Drejtë” pothuajse e ka dyfishuar rezultatin e vet dhe pretendon aktualisht për 60 vende, kurse Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) do të marrë rreth 60 vende.