Aeroporti i Kaliningradit “Hrabrovo” sot në mëngjes për shkak të stuhisë me shpejtësi ere mbi 30 metra në sekondë nuk nisi për fluturime dhe nuk pranoi për ulje aeroplanë në pistat e veta.

0Në ditët e fundjavës era e tërbuar çoi në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të disa rajoneve, kryesisht në bregdetin e Detit Balltik dhe gjireve aty pranë. Pa drita mbetën më shumë se 20 mijë banorë. Në Kaliningrad sot është anuluar mësimi në shkollat tetëvjeçare dhe shkollat e mesme.