Bashkësia ndërkombëtare shpreh preokupim serioz në lidhje me përpjekjet e vazhdueshme, mjaft këmbëngulëse që ndërmerren nga “lobi pedofil” në disa vende për të legalizuar abuzimin seksual me të miturit duke e deklaruar atë si “orientim seksual normal”. Një ofensivë e radhës u ndërmorr nga mbrojtësit e pedofilëve në kontinentin e Amerikës së Veriut.

Thirrja për legalizimin e pedofilisë në Parlamentin kanadez tingëlloi gjatë kohës së diskutimit të amendamenteve në Kodin Penal. Duke marrë fjalën si ekspert psikologu Hubert van Gidzhseghem u përpoq ti bindë parlamentarët, se pedofilia nuk është sëmundje mendore apo sjellje devijante, por një formë e veçantë orientimi seksual, së bashku me homoseksualizmin dhe heteroseksualizmin.

Psikologët e Vendit të gjethes së panjës (Kanadasë) i mbështetën shokët e tyre amerikanë të mendimit nga organizata “V4U-ACT”, e cila përfshin në radhët e veta psikologë nga universitetet kryesore - Harvardi, Illinois dhe Louisville.

Ndërsa mjekët rusë e vlerësojnë pedofilinë si çrregullim mendor - një nga devijimet seksuale - paraphilias. Ja mendimi i psikologut rus Ilia Shabshin:

- Ne duhet të kuptojmë se marrëdhëniet seksuale për fëmijët, me shthurjen, prishjen e të cilëve merren pedofilët, janë, pa dyshim, traumë psikologjike dhe madje psikofiziologjike, e cila në të ardhmen mund të ketë pasoja nga më të ndryshmet. Është e qartë se shumë probleme seksuale, me të cilat të rriturit vijnë jo vetëm tek mjekët psikologë, por edhe tek ata seksologë (sexologists) e seksopatologë, i kanë rrënjët e veta në periudhën e fëmijërisë të pacientit.

Në shumicën e vendeve të zhvilluara qëndrimi i shoqërisë ndaj pedofilëve është tejet negativ, gjë kjo që gjen shprehje evidente në miratimin e ligjeve përkatëse. Por numri i fëmijëve, të cilët bëhen pre e dhunës, abuzimit seksual, fatkeqësisht nuk po pakësohet. Viktima të pedofilëve bëhen një ndër pesë fëmijë në vendet e Botës së Vjetër - e tillë është statistika e tmerrshme, shokuese që përmend i Autorizuari nga Presidenti i Rusisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve Pavell Astahov (Pavel Astakhov):

- Aktualisht, sipas mendimit të Këshillit të Evropës, pedofilia konsiderohet si krimi më i rëndë dhe më i neveritshëm ndaj fëmijëve. Në lidhje me këtë, rekomandimet që jepen nga Këshilli i Evropës, në thelb shpjegohen me faktin se dënimet për krime të kësaj natyre duhet të rreptësohen. Ne duhet të shfuqizojmë statutin e kufizimeve për këto krime, të përjashtojmë mundësinë e lirimit të kriminelëve para kohe me kusht, pasi përsëritjet e veprave penale janë shumë të larta, dhe të rrisim afatet e dënimit me burgim dhe masat e rrepta që zbatohen ndaj pedofilëve.

Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, pedofilëve u ndalohet madje edhe vendosja me banim pranë institucioneve të arsimimit të fëmijëve. Për ndryshimin rrënjësor të situatës me këtë të keqe në Rusi, ku numri i krimeve seksuale ndaj fëmijëve gjatë 5 viteve të fundit është rritur pothuajse 20 herë, destinohet projekt-ligji presidencial mbi rreptësimin e ndjeshëm të dënimeve për krimin pedofili, i cili tashmë ka kaluar leximin e parë në Dumën Shtetërore.   

Maria Domnickaja