India po zhvillon punime për krijimin e armës me lazer, njoftoi Drejtori i Organizatës së hulumtimeve në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të armatimeve të Ministrisë së Mbrojtjes të vendit Vijay Kumar në korridoret e Konferencës së 22-të vjetore të Shoqërisë bërthamore indiane.

0Sipas fjalëve të tij, detyra kryesore është prodhimi i pajisjeve të fuqishme me përmasa të vogla. Prototipe të armës me lazer tashmë ekzistojnë, por ato arrijnë përmasa shumë të mëdha. Krijimi i armës së lëvizshme (mobile) me lazer është problematik tani për tani për shkak të përmasave të mëdha të elementeve të nevojshme ushqyese (karikuese).