Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të hënën u fiksua rritje e nivelit të ujrave në lumin Neva, njofton Qendra rajonale e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë. Rritja e parashikuar e nivelit të ujrave përbën 194 cm.

Me qëllim të parandalimit të përmbytjeve në Shën Petersburg janë vënë në veprim të gjitha konstruksionet mbrojtëse. Natën, në të gdhirë të së hënës, u mbyllën të gjitha objektet e lejimit të kalimit të anijeve dhe pendat ekzistuese. Është mbyllur për kalimin e anijeve edhe porti i Shën Petersburgut.

0Për shkak të rritjes së shpejtësisë së erës lartësia e dallgëve në liqenin Ladoga të hënën mund të arrijë deri në 3 metra, kurse shpejtësia e erës 18-23 metra në sekondë.