“Stuhia e protoneve”, që filloi të shtunën në mbrëmje, dhe stuhia magnetike e shkaktuar prej saj nuk do të ndikojnë në efikasitetin e punës së sistemeve të komandimit dhe kontrollit të Forcave Raketore të Destinacionit Strategjik të Rusisë (FRDS), njoftoi Zëdhënësi i FRDS koloneli Vadim Koval.

0Rritja e ndjeshme e fluksit të protoneve dhe grimcave të tjera në periferitë e Tokës është e lidhur me hedhjet e masës koronale në Diell. Më parë një sërë mjetesh të informimit masiv njoftuan se kjo dukuri mund të çojë në shpërthimin e stuhisë magnetike të hënën në Tokë. Për këtë arsye nuk përjashtohen disfunksionimi dhe pengesat në kanalet e radio frekuencave të larta.