Eksitimi, trazirat e provokuara nga projekt-ligji i ri amerikan, që ndalon piraterinë në Internet (SOPA), nuk po qetësohen që prej disa javësh në SHBA. Tani debatit iu bashkuan edhe ekspertët e përtej Atlantikut, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën se si do të ndikojë SOPA mbi aktivitetin e Internet-sipërmarrësve evropianë.

Projekt-ligji i ri do të lejojë autoritetet të bllokojnë punën e çdo site pavarësisht nga vendi i regjistrimit të vet, në qoftë se do ta zënë në rrenë (do të provojnë fajësinë e tij). Dhe do të mund ta bëjnë këtë pa patur nevojë fare ti drejtohen gjyqit. Projekt-ligji është shumë i rreptë, por i diktuar megjithatë nga realitetet bashkëkohore, mendon juristi britanik që merret me çështjet e rrjeteve Yair Cohen:

- Aktualisht Internet Service Providers në SHBA ndjehen shumë të lirë dhe nuk janë fare përgjegjës për atë që ndodh në sites. Por nëse ju merrni pjesë në vjedhjen e pronës intelektuale, implikoheni në veprime të paligjshme, atëhere ju duhet të viheni përpara përgjegjësisë për këtë.  

Me mendimin e tij nuk pajtohet aspak eksperti i Qendrës kërkimore britanike të pushtetit dhe politikës Demos Peter Bredvill:

- Kjo nuk është përpjekja e parë për të miratuar një ligj për mbrojtjen e të drejtave të autorit, i cili mund të çojë në shkeljen e të drejtave në Internet. Dhe ky është shembulli më i fundit.

Pretendimi kryesor që shfaqet ndaj projekt-ligjit në fjalë është kufizimi i shkëmbimit të informacionit. Përveç kësaj, ai mund të ushtrojë ndikim negativ në risitë (inovacinet) në Internet. Një tjetër pretendim është ky - duke miratuar një projekt-ligj të tillë SHBA përfitojnë një pushtet të pakufizuar në hapësirën e rrjetit, gjë kjo që do të çojë si përfundim në censurimin e Internetit.

Në Parlamentin Evropian filluan të shfaqin preokupim në lidhje me vetë mundësinë e miratimit të këtij projekt-ligji. Kështu, nëse ai do të miratohet me të vërtetë, atëhere Evropa do të jetë plotësisht “e armatosur” për ta pritur atë, - thotë deputetja e Parlamentit Evropian nga Partia Liberale e Holandës “Demokratët 66” Sofia int Veld.

- Pasi u njoha fillimisht me tekstin e projekt-rezolutës, unë mendoj, se ekzistojnë ende shumë çështje që kanë nevojë të qartësohen. Për shembull, i ashtuquajturi “kufizim në qëllimet”. Me fjalë të tjera, qëllimet për të cilat mund të përdoren të dhënat? Parlamenti Evropian e ka bërë të qartë se ne do të pranojmë vetëm një rregull të tillë të punëve, gjatë aplikimit të të cilit informacioni do të përpunohet më parë në Evropë dhe vetëm pas kësaj do të dërgohet në Amerikë. Por pala amerikane kërkon që asaj ti jepet qasje në sistemet kompjuterike evropiane.

0Ndërkohë, ligjvënësit amerikanë kanë ndërmend të vendosin fatin e projekt-ligjit deri në fund të vitit.

Maja Kanorskaja