Piloti rus Vladimir Sadovniçij, i cili u lirua nga burgu në Taxhikistan, këtë mëngjes (24 nëntor) u nis me aeroplan nga kryeqyteti i Taxhikistanit - Dushanbe për në Moskë. Në një konferencë për shtyp, që u organizua në Ambasadën ruse në Taxhikistan, ai i shprehu mirënjohjen e vet të thellë autoriteteve të Rusisë për pjesëmarrjen aktive në lirimin e tij.   

0Më parë Vladimir Sadovniçij dhe kolegu i tij estonez Aleksei Rudenko u dënuan me tetë vjet e gjysmë heqje lirie për kontrabandë, kalim ilegal të kufirit dhe shkelje të rregullave të fluturimit. Ky aktdënim kaq i rëndë, në kuptimin e plotë të fjalës, e bëri “të shpërthejë” shoqërinë ruse. Moska ka ndërmend të arrijë përligjien e pafajsisë për qytetarin e saj.