“Rrjetet sociale: mrekulli apo e keqe e shekullit të XXI?” - kjo temë ndezi debate të forta në Forumin e gjashtë të mediave evropiane dhe aziatike, i cili u mbajt në kryeqytetin e Kazakistanit - Astana më 21-22 nëntor. Këtë vit në të morrën pjesë mbi 250 delegatë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, shtetet Balltike dhe vendet e huaja të largëta.

Shumë përfaqësues të mediave pranojnë se platforma të ndryshme virtuale, të krijuara njëherë e një kohë për komunikim, po luajnë aktualisht gjithnjë e më shpesh rolin e mediave. Operativiteti, efikasiteti, mundësitë suplementare të foto, video dhe audio aplikacioneve, lidhja e shpejtë e ndërsjelltë - të gjitha këto tërheqin auditorin modern. Dhe meqenëse lufta kundër rrjeteve sociale është e pamundur, atëhere lind nevoja e miqësimit me to, shprehet me bindje të plotë një pjesë e mirë e pjesëmarrësve të Forumit.

Sipas mendimit të disa delegatëve të tjerë, rrjetet sociale nuk paraqesin kurrfarë rreziku kërcënues. Këto rrjete janë bërë një gjë e domosdoshme për të gjithë ne, shprehet Presidenti i Shoqatës së botuesve të Rusisë në Internet Ivan Zasurskij.

- Pothuajse të gjithë kanë numratorë telefonikë apo libër telefonik, ku shënojnë të gjitha kontaktet me personat e nevojshëm. Rrjetet sociale përfaqësojnë në vetvete po atë libër telefonik, por me mundësinë e marrjes gjatë kësaj të aksesit të menjëhershëm për të kontaktuar me çdo person. Plus mundësia që ofrohet nga ato për përditësimin e shpejtë të kontakteve. Dhe më e rëndësishmja, ky libër telefonik është e pamundur të humbasë.

Sipas të dhënave të paraqitura në kuadër të Forumit, pikërisht me zhvillimin dhe përdorimin aktiv të rrjeteve sociale rinia bashkëkohore ka humbur aftësinë për të komunikuar gojarisht. Kështu, shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Michiganit arritën në konkluzionin se ata studentë, të cilët rrijnë vazhdimisht në rrjetin Internet, humbasin jo vetëm kontaktin me realitetin, por dhe aftësinë për të shfaqur ndjeshmëri, bashkëpërjetim, dhembshuri, dashamirësi.      

Ndërsa blogerëve, për shkak të bollëkut të madh të informacionit dhe mjaft shpesh për arsye të aftësive vetiake të kufizuara të vetë-shprehjes, u zhvillohet e ashtuquajtura koshiencë fragmentare (clip conscience). Kjo ndikon gjithashtu edhe në shëndetin e individit.

Një tjetër rrezik serioz i rrjeteve sociale konsiston në vetë faktin se vetëdija kolektive është shumë e thjeshtë për tu manipuluar. Një shembull mjaft i spikatur i kësaj është i ashtuquajturi revolucion i Twitter-it në Moldavi, kur në vitin 2009 pikërisht nga mikro-blogët ushtoi dhe u përhap thirrja për aksione masive rrugore proteste dhe ndryshimin e qeverisë.

Nga ana tjetër, thirrjet për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që u përhapën nëpërmjet ditareve personale, blogs dhe forumeve të ndryshme, u dhanë një ndihmë të madhe zjarrfikësve në verën e vitit 2010, kur e gjithë pjesa qendrore e Rusisë u përfshi nga zjarret pyjore dhe torfeve kënetore.

0Rrjetet sociale janë vetëm instrument për dhënien dhe marrjen e informacionit, në një kokluzion të tillë arriti komuniteti ekspert në Forumin e mediave evropiane dhe aziatike në Astana. Ndërsa debatet mbi dobinë apo dëmin e tyre nuk janë gjë tjetër veçse luftë midis mentalitetit të vjetër dhe të ri.

Milena Faustova