Rusia do të dalë nga Traktati mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO), në qoftë se SHBA do të vazhdojnë ndërtimin e sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në mesazhin e vet televiziv drejtuar qytetarëve rusë. Por, sipas fjalëve të tij, Moska dhe Uashingtoni kanë akoma kohë për të arritur në mirëkuptim dhe në marrëveshje nëse do të merren parasysh interesat e sigurisë të Federatës Ruse.

“Rusia shfaq vullnet politik për të arritur marrëveshjet e nevojshme, të cilat mund të hapin një kapitull principialisht të ri në marrëdhëniet tona me SHBA dhe NATO-n”, - shtoi ai.

0Kryetari i Shtetit rus theksoi se Rusia është e gatshme për dialog me SHBA në lidhje me tematikën e MAR, por vetëm me kusht të krijimit të një baze të qartë ligjore dhe respektimit të detyrimeve ligjore: “Ne nuk i mbyllim dyert as për vazhdimin e dialogut me SHBA dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut përkatësisht tematikës së MAR, as për bashkëpunimin praktik në këtë sferë”.