Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev së shpejti do të shpallë në një deklaratë speciale masat që do të ndërmarrë Rusia në përgjigje të dislokimit nga SHBA të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë, njoftoi një burim i lartë në Kremlin.

0Rusia dhe NATO ranë dakort për të bashkëpunuar në lidhje me projektin e mbrojtjes evropiane antiraket në samitin e nëntorit të vitit 2010 në Lisbonë, por negociatat kanë hyrë në udhë pa krye për shkak të refuzimit të Shteteve të Bashkuara për të ofruar garanci ligjore të mosdrejtimit të sistemit të mbrojtjes antiraket kundër forcave ruse të frenimit bërthamor. Duke kujtuar fjalët e Presidentit, i cili deklaroi se Rusia në lidhje me situatën aktuale do të jetë e detyruar të ndërmarrë veprime të caktuara, burimi tha: “Presidenti do të dalë shumë shpejt me një deklaratë të veçantë”.