Ministrat e jashtëm të Polonisë dhe Suedisë po përpiqen të arrijnë lirimin e ish Kryeministres ukrainase Julia Timoshenko. Pritet që Radoslaw Sikorski dhe Carl Bildt të tentojnë të ndikojnë mbi Presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç nëpërmjet njerëzve të rrethit të tij të ngushtë, njoftoi në prag Internet-portali “E vërteta ukrainase”.

0Radoslaw Sikorski dhe Carl Bildt do të mbërrijnë me një vizitë jozyrtare në Doneck, ku do të takohen me miliarderin dhe Presidentin e Klubit të futbollit “Shahtior” (“Minatori”) Rinat Akhmetov. Arsyeja zyrtare për këtë vizitë është pjesëmarrja në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis skuadrave “Shahtior” - “Porto”. Një burim anonim në Suedi njoftoi për Agjencinë Reuters, se diplomatët evropianë do të diskutojnë me Rinat Akhmetov çështje të rëndësishme të politikës aktuale në vend.