Rusia shpalli në kërkim ndërkombëtar, nëpërmjet linjës së Interpolit, bashkëshortët Kreyver, të cilët akuzohen për vrasjen e djalit 7-vjeçar rus Vanya Skorobogatov të adoptuar prej tyre, njoftoi Zëdhënësi i Komitetit Hetimor Vladimir Markin.

Të premten Gjykata e Pensilvanisë dënoi me 16 muaj burg për vrasje pa paramendim çiftin amerikan Kreyver, por i liroi bashkëshortët në sallën e gjyqit meqenëse ata kanë kaluar në burg më shumë se një vjet e gjysmë. Ministria e Jashtme e Rusisë shprehu indinjatë të thellë në lidhje me aktdënimin që iu dha atyre, duke e vlerësuar atë si aspak adekuat përkatësisht krimit të kryer.

0Vanya Skorobogatov vdiq në spitalin amerikan më 24 gusht të vitit 2009 për shkak të lëndimit traumatik të kafkës dhe trurit. Në trupin e tij u gjetën rreth 80 plagë, të cilat, sipas mendimit të prokurorisë, mund të konsiderohen si shenja torture.