Takimi i parë kushtuar krijimit të zonës së denuklearizuar në rajon po zhvillohet (21-22 nëntor) në selinë e ANEA-s në Vjenë me iniciativën e Kreut të kësaj Agjencie Yukio Amano.

Vendimin për mbajtjen e një forumi të tillë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar që 11 vjet më parë. Ajo u bëri thirrje të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme për t’u bashkuar me Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe për ti vënë objektet e tyre bërthamore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA). OKB-ja kërkoi gjithashtu për të punuar bashkarisht edhe për krijimin e zonës së lirë nga armët bërthamore. Ndërkohë, duhet thënë, se kurrfarë përparimi nuk është arritur megjithatë në këtë drejtim. Kështu që takimi në Vjenë është një përpjekje e re dhe plotësisht në kohën e duhur për të ringjallur iniciativën e hershme.

Drejtori i Qendrës ruse për Hulumtime Politike dhe Publike Vladimir Evsejev është mëse i bindur se aktualisht krijimi i një zone të lirë nga armët bërthamore në Lindjen e Afërme dhe Lindjen e Mesme është një punë joreale. Por nëse do të merret një vendim i tillë, atëhere është plotësisht e mundur që këtë rrugë ta ndjekin Arabia Saudite dhe Turqia, mendon eksperti. Në këtë rajon është një shtet që zotëron de facto armë bërthamore - Izraeli. Por megjithatë Vladimir Evsejev shprehet optimist në parashikimet e veta:

- Ndoshta mund të krijohet një zonë me kufizime të caktuara. Për shembull, me kufizime për prodhimin e materialeve të zbërthyeshme, gjë kjo që do të bëhet pengesë serioze për krijimin e armëve bërthamore. Ndoshta mund të zhvillohen negociata për disa kufizime në lidhje me raketat. Meqenëse Izraeli dhe Irani kanë tashmë raketa me rreze të mesme veprimi.

Pjesëmarrësit e takimit në Vjenë kanë se kujt ti referohen për përvojë, thotë ish Nënkryetari i ANEA-s Viktor Murogov:

-  Është tejet e rëndësishme për të rivlerësuar, për të parë me një sy të ri përvojën e vendeve që kanë krijuar tashmë zona të denuklearizuara. Për shembull, në Afrikë dhe në Amerikën e Jugut. Dihet fort mirë se Afrika e Jugut zotëron armë bërthamore, ndërsa aktualisht ajo rezulton si zonë e denuklearizuar. Është unikale në këtë fushë eksperienca e Argjentinës dhe Brazilit. Këto dy vende të mëdha arritën ti nxjerrim me shumë sukses marrëdhëniet e tyre nga qorrsokaku shumëvjeçar. Dhe përsëri me anë të rrugës së përfundimit të traktatit mbi vendosjen e regjimit të zonës së denuklearizuar në rajon.

0Një nga rezultatet e takimit të Vjenës mund të bëhej përpilimi i listës së vendeve të gatshme dhe jo të gatshme për deklarimin e Lindjes së Mesme si zonë të lirë nga arma bërthamore. Kërkon gjithashtu sqarim edhe çështja që ka të bëjë me faktin nëse janë të gatshme apo jo vendet, që kanë arritur në pragun e prodhimit të armëve bërthamore, për të bashkëpunuar aktivisht me ANEA-n.

Vladimir Fedoruk