Para kthimit në Tokë kozmonautëve dhe astronautëve të ekuipazhit të kombinuar të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) i dhanë mundësi të ngopen mirë me gjumë. Sot ata ranë për të fjetur në orën 3 të natës dhe do të ngrihen më 15:30 sipas orës së Moskës, njoftoi Drejtuesja e grupit mjekësor të Qendrës së Drejtimit të Fluturimeve Irina Allfiorova.

0Regjimi iu ndryshua ekuipazhit në lidhje me uljen e ardhshme natën. Në mbrëmje ekuipazhi i bashkuar do të mblidhet në darkën e lamtumirës, më pas anëtarët e tij do t’ia hyjnë punës për vënien në veprim të sistemeve të anijes kozmike “Sojuz”, me të cilën do të largohen nga SKN. Sipas llogaritjeve të Qendrës së Drejtimit të Fluturimeve kozmonautët do të ulen në Tokë nesër herët në mëngjes.