Në Siberi së shpejti do të duket qyteti përrallor prej akulli. Në Salekhard, në Gadishullin Yamal, pritet të hapet Festivali Ndërkombëtar i Skulpturave prej Akulli “Rapsodia Polare”.

0Për pjesëmarrje në këtë konkurs, tema kryesore e të cilit është “Përrallat e popujve të botës”, kanë ardhur 10 ekipe të mjeshtrave më të mirë të skulpturës në akull nga rajone të ndryshme të Rusisë, SHBA, Malajzisë, Indisë, Koresë së Jugut dhe Letonisë. Për disa ditë ata do të ndërtojnë me dëborë, akull, dru dhe ngjyra të ndryshme një qytet magjik të populluar me personazhe të shumëllojshme përrallash. Rezultatet e konkursit do të shpallen më 26 nëntor.