Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe paraqitën në OKB një projekt-rezolutë të re për Sirinë. Ato i sugjerojnë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të dënojë shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend. Si bashkautorë të dokumentit janë të gatshëm të dalin SHBA, Japonia, Maroku, Jordania, Arabia Saudite, Libia dhe Katari.

Më 17 nëntor Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje përtë ushtruar presion edhe mbi autoritetet e Damaskut, edhe mbi forcat e opozitës me qëllim të ndalimit të dhunës. Ai tërhoqi vemendjen ndaj faktit se veprimet e opozitës synojnë nxitjen, ndezjen e konflikteve ndëretnike dhe ndërklanore. Ndërkohë që ajo vazhdon të marrë gjithnjë e më shumë armë nga vendet fqinje.

Nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e asaj që pikërisht armët e kontrabanduara të jenë përdorur më 17 nëntor nga grupi i ushtarakëve, të cilët dezertuan nga ushtria siriane. Në lidhje me këtë Sergei Lavrov deklaroi si vijon:

- Unë pashë në reportazhet televizive se si njëfarë force e re - Ushtria Çlirimtare Siriane - organizoi sulmin mbi godinën e forcave të armatosura të Sirisë. Ndërsa kjo është mjaft e ngjashme me luftën e vërtetë civile.

Në lidhje me këtë ekspertët po flasin gjithnjë e më shpesh mbi mundësinë e zgjidhjes së krizës siriane sipas skenarit libian. Ndërkohë, Turqia dhe vendet arabe dolën vendosmërisht kundër intervencionit të huaj në Siri. Por ato i dhanë ultimatum Sirisë: autoritetet duhet të ndalojnë menjëherë gjakderdhjen. Lidhja e Shteteve Arabe i ofron Damaskut pranimin e “hartës rrugore”, kujtoi Ministri i Jashtëm i Katarit Hamad bin Jassim:

- Për të shmangur intervencionin ndërkombëtar ne miratuam projekt-rezolutën për dërgimin në Siri të një grupi vëzhguesish nga Liga Arabe. Misioni i tij konsiston në verifikimin e plotësimit nga autoritetet e këtij vendi të dispozitave të “hartës rrugore” të Lidhjes së Shteteve Arabe për zgjidhjen e krizës.

Rusia ndan gjithashtu shqetësimet e vendeve arabe në lidhje me ekzistencën e planit dhe mundësisë së intervencionit në punët e brendshme të Sirisë nga jashtë. Megjithatë ajo e mbështet planin e Ligës Arabe të drejtuar për zgjidhjen e krizës.

Qëndrimin e opozitës ndaj ngjarjeve në vend e shprehu Udhëheqësi i Grupimit sunit, të ndaluar në Siri, “Vëllazëria Myslimane” Mohammed Riad El Shafqa:

- Nëse regjimi do të vazhdojë represionin dhe ne nuk do të mund të gjejmë dot një zgjidhje diplomatike të krizës, në këtë rast populli sirian do të preferonte ndërhyrjen e vendeve arabe dhe Turqisë dhe jo intervencionin ushtarak të Perëndimit - pra, NATO-s dhe SHBA. Ne mendojnë se Bashar Assad nuk do të mund të rezistojë dot për një kohë kaq të gjatë: shpresojmë se deri në fund të vitit regjimi i tij do të bjerë.

0Më 17 nëntor Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian Catherine Ashton konfirmoi qëndrimin e Perëndimit: Presidenti sirian duhet të japë dorëheqjen. Sergei Lavrov e kundërshtoi atë. Në qoftë se përfaqësuesit e opozitës me mbështetjen nga jashtë deklarojnë se dialogu me Damaskun mund të fillojë vetëm pas dorëheqjes së Bashar Assad, në këtë rast nisma e Lidhjes së Shteteve Arabe bëhet krejtësisht e pavlefshme dhe e pakuptimtë.

Vladimir Fedoruk