Rusia do të donte të modernizonte stacionin e vet të radiolokacionit (radar) në Gabala (Azerbajxhan) me anë të krijimit në bazën e vet të atjeshme të një radari të gjeneratës së re të tipit modul, njoftoi sot për gazetarët Ministri rus i Mbrojtjes Anatoli Serdiukov.

Zgjerimi i mundësive të stacionit të radiolokacionit në Gabala, të cilin Moska e merr me qira nga Baku, do të ishte i dobishëm për Sistemin rus të paralajmërimit të hershëm të sulmit raketor. Rusia do të dëshironte gjithashtu të reduktonte në mënyrë të qenësishme sipërfaqen e territorit që merr me qira.

0Në dezhurn luftarak radari në Gabala është vënë që në vitin 1985. Rrezja efektive e veprimit të tij arrin deri në 6000 kilometra.