Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare në Rusi që para fillimit të votimit. Anëtarët e delegacionit të parlamentarëve evropianë, të cilët kanë qenë me një udhëtim njohës në Moskë, pa pasur madje as statusin e vëzhguesve, i lejuan vetes bërjen e deklaratave publike përkatësisht fushatës zgjedhore, duke shkelur me këtë legjislacionin rus dhe rregullat përkatëse të vetë PACE-së.

Për këtë deklaroi Drejtori i Institutit publik rus të ligjit zgjedhor Igor Borisov. KQZ-ja e Federatës Ruse iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme të vendit dhe MPJ me thirrjen për verifikimin e legjitimitetit të veprimeve të ekspertëve evropianë.

Pesë përfaqësues të PACE-së, të kryesuar nga deputeti holandez Tiny Kox, mbërritën në Rusi më 7 nëntor. Gjatë një jave ata u morrën me vlerësimin e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 4 dhjetor. Siç shpjegoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Igor Borisov, fjalë bëhet për deklaratat publike në lidhje me fushatën zgjedhore, të cilat u bënë nga përfaqësuesit e Misionit gjatë një konference shtypi në Moskë. Është plotësisht e mundur që një sërë partish politike të fillojnë tani ti përdorin vlerësimet e tyre për qëllimet e veta koniunkturale dhe promovuese, gjë kjo që është krejtësisht e palejueshme. Në këtë aspekt pretendimet e KQZ-së janë plotësisht të justifikuara, pasi sipas ligjit vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtë të bëjnë publike vlerësimet e tyre vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, sqaroi Igor Borisov.

- Kjo është konfirmuar nga një sërë aktesh ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kartën e OKB-së - ndërhyrja në punët e brendshme të çdo shteti është e palejueshme për këdo: si për qytetarët e huaj, ashtu dhe për organizatat ndërkombëtare. Dispozitat përkatëse të ligjit zgjedhor figurojnë në legjislacionin e çdo shteti të civilizuar, duke përfshirë edhe Rusinë. Prandaj në këtë situatë është plotësisht e drejtë që KQZ-ja tërhoqi vemendjen e organeve të ruajtjes së rendit ndaj këtij faktit, sepse këto çështje hyjnë në kompetencën e tyre.

0Në përgjithësi, monitorimi ndërkombëtar i zgjedhjeve kombëtare paraqitet si një faktor tejet i rëndësishëm dhe Rusia është e interesuar për zbatimin e tij jo më pak se vendet e tjera. Por në mënyrë që të shmangen situata të ngjashme në të ardhmen është e domosdoshme të vihet monitorimi i zgjedhjeve në një kuadër ligjor të bashkërenditur kolektivisht. Duhet thënë, se Rusia është përfshirë në përpunimin e Konventës Evropiane për standartet e ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve. Që prej disa vitesh Moska kujton vazhdimisht mbi nevojën e miratimit të këtij dokumenti. Por projekti i tij deri tani vazhdon të mbulohet nga pluhuri në raftet e zyrtarëve evropianë. Megjithëse është bërë plotësisht evidente se vetëm një qasje e tillë do të lejojë shmangien e standarteve të dyfishta dhe subjektivizmit gjatë monitorimit të zgjedhjeve dhe atëhere OSBE-ja nuk do të perceptohet më si censor i njëanshëm.

Llada Korotun