Katari është i interesuar për prodhimin e gazit në Gadishullin Yamal si dhe për bashkëpunim të ngushtë me kompaninë ruse “Novatek”, e cila është operatore e projektit “Jamal GLN” (GLN - Gazi i Lëngëzuar Natyror).  

Në kuadër të projektit “Jamal GLN” është parashikuar përvetësimi i vendburimit të gazit kondensat Juzhno-Tambejskoe në Gadishullin Yamal dhe ndërtimi i uzinës për prodhimin e gazit të lëngëzuar. Faza e parë e planit të projektit është planifikuar të mishërohet në jetë në periudhën e viteve 2015-2016.

0E megjithatë, Katari nuk ka ndërmend të rrisë vëllimet e furnizimit të gazit të lëngëzuar në shtetet e Evropës në një periudhë afatmesme. Vitin e kaluar furnizimet e gazit të lëngëzuar nga Katari në vendet e BE-së u dyfishuan.