Në Siberi, në tajgën e mbuluar nga dëbora e dendur, disa banorë gjetën një flamingo me krah të thyer. Pas dhënies së ndihmës së parë zogun e çuan në kopshtin zoologjik të Novosibirskut.

0Ky nuk është rasti i parë i gjetjes së zogjve të rrallë në jug të Siberisë. Javën e kaluar atje u panë 5 flamingo. Sipas mendimit të ekspertëve, ata kanë ngatërruar rrugën gjatë shtegtimit për në vendet e dimërimit.