Opozitarët sirianë sulmuan kompleksin e godinave të Zbulimit (Inteligjencës) të Forcave Ajrore në Damask. Kryengritësit lëshuan disa raketa në drejtim të tij dhe hapën zjarr mbi ndërtesat e kompleksit me granatahedhës dhe mitralozë. Forcat qeveritare iu përgjigjën atyre me zjarr.

0Ky është sulmi i parë i opozitarëve mbi godinat e strukturave ushtarake për gjithë kohën e konfrontimit mes kundërshtarëve të regjimit dhe forcave qeveritare.