Ish Kryebashkiaku i kryeqytetit rus Juri Luzhkov do të paraqitet sot për tu marrë në pyetje në Departamentin e Hetimeve të MPB si figurant në çështjen e përvetësimit të shumave të mëdha nga “Banka e Moskës”.

0Hetuesit duan të marrin prej tij shpjegime në lidhje me transaksionin e paligjshëm të vitit 2009, kur qeveria e qytetit të Moskës bleu aksione shtesë të Bankës. Pjesën më të madhe të mjeteve financiare të marra nga qeveria e Moskës (rreth 325 milionë euro) Banka i drejtoi për kreditimin e kompanisë Premier Estate, gjë kjo që i shkaktoi dëm të madh asaj.