Deri në katër lëshime raketëmbajtësesh të tipit “Zenit-3SL” me ngarkesa të dobishme komerciale mund të realizohen deri në vitin 2012 sipas projektit të konsorciumit Sea Launch, njoftoi Presidenti i Korporatës raketore kozmike ruse “Energjia” Vitali Llopota.

Nga viti 2013 planifikohet rritja e numrit të lëshimeve deri në 4-5 në vit, porosi për periudhën e viteve 2013 dhe 2014 tashmë janë marrë, janë nënshkruar opsione për vitet 2015-2016. Numri i përgjithshëm i lëshimeve sipas projektit Sea Launch me teknologjinë ekzistuese është kufizuar në gjashtë ose shtatë në vit.

0Deri më sot konsorciumi Sea Launch ka realizuar më shumë se 30 lëshime raketëmbajtësesh të tipit “Zenit-3SL” nga një platformë e lëvizshme në Oqeanin Paqësor.