Mjeshtrat italianë kanë përgatitur për myslimanët e Tartarstanit (një republikë në përbërjen e Federatës Ruse, në rajonin e Vollgës), Kuranin më të madh në botë. Përmasat e tij janë 1.5 X 2 metra dhe peshë 800 kilogramë. Për zbukurimin e kopertinës së tij janë përdorur gurë të çmuar të ndryshëm të tillë si malahit, fianit, diaspër, fletë ari, argjend.

0Kurani 2 metërsh do të vendoset përkohësisht në një vend nderi në Xhaminë “Kul Sharif” në Kremlinin e Kazanit (kryeqyteti i Tartarstanit). Në verën e vitit 2012 Libri unikal planifikohet të dërgohet në qytetin e lashtë Bóllgar - vendi i miratimit të Islamit si fe shtetërore e Bóllgarisë së Vollgës - shtet ky që pat ekzistuar në periudhën e shekujve X-XIII në zonën e Vollgës së Mesme, në pellgun e lumit Kama.