Në Siri furnizohen armë kontrabandë nëpërmjet territoreve të Libanit, Turqisë, Iranit dhe disa vendeve të tjera, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse. Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, ekstremistët e armatosur, të cilët kanë depërtuar në radhët e demonstruesve paqësorë, provokojnë autoritetet për ushtrim dhune.

0Sergei Lavrov deklaroi gjithashtu se vendet perëndimore nxisin opozitën për rrëzimin e regjimit të Bashar Assadit. Ai vuri në dukje se Moska është thellësisht e zhgënjyer nga këshilli publik, i cili nuk i përgjigjet kërkesës së Assadit për të hedhur armët dhe për të përfituar nga amnistia që iu dha opozitarëve nga Uashingtoni pas shpalljes së planit të Lidhjes së Shteteve Arabe për rivendosjen e dialogut ndërsirian.