Moska nuk përjashton mundësinë e vendosjes nga SHBA, në kuadër të krijimit në Evropë të sistemit të mbrojtjes antiraket, të anijeve në Detin e Zi, Detin Barenc dhe Detin Balltik, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse në një konferencë shtypi mbajtur në Habarovsk (Khabarovsk). Sergei Lavrov theksoi se garanci ligjore mbi mosdrejtimin e sistemit të mbrojtjes evropiane antiraket kundër Rusisë deri tani nuk janë dhënë.

0Në lidhje me çështjen e programit bërthamor të Iranit Lavrov bëri thirrje për ta zgjidhur atë nëpërmjet kanaleve diplomatike. Ai i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) për të përmendur vendet që i kanë venë në dispozicion Agjencisë të dhënat për përpilimin e raportit mbi përpunimet bërthamore iraniane.