Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Aeroflot - Linjat ajrore ruse” Vitali Saveliev bëri publik në Vladivostok planin e zhvillimit të kompanisë “Vladivostok Avia”, transportueses rajonale të zonës Primorye, e cila do të shkrihet me grupin e kompanive “Aeroflot”. Në një të ardhme të afërt parashikohet të investohen në zhvillimin e “Vladivostok Avia” rreth 2 miliardë rubla (50 milionë euro).

0Pjesën më të madhe të trafikut ajror do ta përbëjnë fluturimet rajonale dhe ndërrajonale. Itinerarët e fluturimeve ajrore në territorin e rajonit Primorye dhe llojet e aeroplanëve të aviacionit rajonal, që do të përdoren për këtë qëllim, po përpunohen aktualisht nga specialistët.