Stacioni ndërplanetar rus “Phobos-Grunt”, i cili nuk arriti të dilte dot në trajektoren e duhur për fillimin e fluturimit drejt Marsit dhe mbeti në orbitën përreth tokësore, do të bjerë në Tokë më 1 janar të vitit 2012 (plus ose minus 12 ditë). Në një konkluzion të tillë arriti vëzhguesi kanadez i satelitëve Ted Molchan, duke u bazuar në informacionin e Komandës Strategjike të SHBA.

0Aparati kozmik (sonda) ruse “Phobos-Grunt” u lëshua nga kozmodromi “Bajkonur” i Kazakistanit më 9 nëntor. Ajo duhej të arrinte deri tek sateliti Phobos i planetit Mars dhe të sillte në Tokë motra të dheut të tij.