Shkarko audiofailin

Liberalizimi i mëtejshëm i tregtisë do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme botërore. Në Honolulu u nxorrën përfundimet e takimit të 19-të të udhëheqësve të vendeve anëtare të APEC (Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Rajonit të Azi-Paqësorit).

Në dokumentin përmbledhës përfundimtar të samitit vihet në dukje se takimi i tanishëm u zhvillua në një periudhë të vështirë për ekonominë botërore. Por bashkë me këtë pikërisht vendeve të Rajonit të Azi-Paqësorit, të cilave u bien për pjesë gati 60% të GDP-së globale, mund të bëhen lokomotivë për tërheqjen e gjithë ekonomisë globale.

Puna në këtë drejtim do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, kur presidenca në APEC ti kalojë Rusisë (samiti i radhës do të zhvillohet në Vladivostok më 8-9 shtator të vitit 2012), vuri në dukje Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në konferencën e përfundimtare për shtyp:

- Ne do të promovojmë projekte infrastrukturore, do të merremi me problemet e energjetikës, me çështjet e sigurisë ushqimore, të drejtat e pronës intelektuale. Në përgjithësi, me të gjitha ato punë të cilat i quajmë si më të drejta me marrjen parasysh gjatë kësaj të rëndësisë gjeopolitike të Rusisë.

Një nga temat më të rëndësishme që u diskutuan në Honolulu u bë lufta kundër proteksionizmit. Vendet e APEC kanë tani një shans real për ti dhënë botës shembullin personal: ato shtynë deri në vitin 2015 angazhimin për mosngritjen e barrierave suplementare për tregtinë dhe projektet e investimeve.

Për presidentët e Rusisë dhe SHBA bisedimet në kuadër të këtij forumi u bënë një lloj përmbledhje e bashkëpunimit 3-vjeçar midis dy vendeve:

- Ne kemi arritje për të cilat nuk na skuqet faqja që të deklarojmë. Këtu mund të përmendim Traktatin mbi kufizimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO), marrëveshjet që kanë të bëjnë me Organizatën e Botërore të Tregtisë (OBT). Përsa i përket mbrojtjes antiraket (MAR), duhet thënë, se në këtë çështje situata mbetet shumë më e kompikuar. Për fat të keq, për Rusinë nuk është fort e qartë se çfarë ofrojnë partnerët tanë. Mendoj se në të ardhmen e afërt ne do të përcaktohemi me mënyrën e reagimit të Rusisë ndaj problemeve që lidhen me mbrojtjen evropiane antiraket.

Në një kohë të afërt në kuadër të APEC do të ndërmerren hapa konkretë për krijimin e ekonomisë së përbashkët rajonale, gjë kjo që do të lejojë afrimin më të madh me njëra-tjetrën të kompanive dhe tregjeve të vendeve të ndryshme. Një nga masat në këtë drejtim destinohet të bëhet lehtësimi i kushteve të lëvizjes së qytetarëve në gjithë rajonin e Azi-Paqësorit.

0Edhe një aspekt tjetër i bashkëpunimit është përshpejtimi i tranzicionit tek ekonomia globale me nivel të ulët emisionesh të gazeve me efekt serre në atmosferë, gjë kjo që do të punojë për garantimin e sigurisë së energjisë dhe krijimin e burimeve të reja për rritjen ekonomike dhe nivelit të punësimit. Një nga hapat në rrugën drejt rritjes duhet të bëhet reduktimi i intensitetit të përdorimit të energjisë në ekonomitë e vendeve të APEC deri në 45% aty nga viti 2035.

Anna Forostenko