Dimitri Medvediev deklaroi se në një kohë të afërt do ti bëjë vlerësim situatës së krijuar me mbrojtjen antiraket në Evropë. “Mua do të më duhet ti bëj një vlerësim të detajuar mënyrës së reagimit të Rusisë ndaj zhvillimit të situatës si tani, ashtu dhe pas vitit “2012”, - tha Presidenti i Federatës Ruse në konferencën për shtyp mbajtur në Honolulu pas përfundimit të samitit të APEC.

0Rusia dhe NATO ranë dakort për të bashkëpunuar në realizimin e projektit të mbrojtjes evropiane antiraket në samitin e nëntorit të vitit 2010 në Lisbonë, por negociatat kanë hyrë në qorrsokak për shkak të refuzimit të SHBA për të dhënë garanci ligjore mbi mosdrejtimin e sistemit të mbrojtjes antiraket, që po vendoset aktualisht në Evropë, kundër forcave ruse të frenimit bërthamor.