Aktualisht Rusia është shumë më e përgatitur për përballjen me valë të re të krizës globale ekonomike se në vitin 2008, deklaroi për gazetarët sot në Habarovsk (Khabarovsk) të Lindjes së Largët ruse Presidenti Dimitri Medvediev.

Presidenti theksoi se në Rusi këtë vit është regjistruar niveli më i ulët i inflacionit për 20 vitet e fundit - 7%, më shpejt se në vendet e tjera të huaja po rritet PBB-ja - 4.5%, kurse borxhi sovran shtetëror përbën vetëm 13% të GDP-së.