Ministri i Brendshëm rus Rashid Nurgalijev uroi bashkëpunëtorët e organeve të ruajtjes së rendit me rastin e festës së tyre profesionale.

Ai kujtoi se në vitin 2011 MPB e Federatës Ruse filloi një reformë të madhe: ndryshoi ndërtimi strukturor i dikasterit, u rritën në mënyrë të ndjeshme kërkesat ndaj cilësive profesionale dhe morale të bashkëpunëtorëve, u formua korniza normative ligjore e veprimtarisë së organeve të punëve të brendshme.

0Sot në Rusi nderojnë të gjithë ata që kryejnë shërbimin e vështirë të ruajtjes së rendit publik, garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe me thirrjen e parë vijnë në ndihmë duke bërë detyrën e vet qytetare dhe duke kryer obligimin e shërbimit, vuri në dukje Rashid Nurgalijev.