Irani nuk do të heqë dorë kurrë nga e drejta e tij legjitime për të zhvilluar programin e vet bërthamor, deklaroi në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) Përfaqësuesi i këtij vendi Ali Asghar Soltanieh.

Ndërkaq Soltanieh theksoi se Irani, si shtet i përgjegjshëm që është, do të respektojë në mënyrë rigoroze dispozitat përkatëse të Traktatit mbi Mospërhapjen e armës bërthamore.

0Raporti i ANEA-s, i cili përmbante të dhëna për zhvillimin e punimeve për krijimin e armës bërthamore në Iran, u bë publik të martën në darkë. Moska e konsideron të nevojshme zhvillimin e hetimit të faktit nëse ka aktualisht prova të vërtetësishme që dëshmojnë prezencën e komponentit ushtarak në programin bërthamor të Iranit.