Shkarko audiofailin

Rusia paralajmëroi Izraelin se dhënia e goditjes ushtarake mbi Iranin do të ishte gabim shumë serioz, i mbarsur me pasoja krejtësisht të paparashikueshme. Një reagim të bujshëm, të pashembullt shkaktoi në Izrael publikimi i pritshëm i raportit më të hollësishëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) mbi programin bërthamor të Iranit.

Qeveria izraelite për herë të parë diskutoi planin e dhënies së goditjes preventive mbi bazën ushtarake Parchin, e cila ndodhet 30 kilometra larg Teheranit, ku dyshohet se po zhvillohen punimet për përftimin e bombës atomike. Më parë këtë e bënin vetëm ekspertët. Ushtarakët izraelitë, nga ana e vet, testuan një raketë të re balistike si dhe përpunuan veprimet për shpëtimin e popullatës civile nga goditja raketore me armë të shkatërrimit në masë.

Eksperti i Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) Sergei Druzhillovski mendon se në pozitën zyrtare të Izraelit një presion të fortë ushtron situata e krijuar në rajon në tërësi:

- Fakti që Izraeli po shpreh shqetësim, nervozizëm tani është plotësisht i kuptueshëm, sepse atij po i digjet toka nën këmbë. Dhe problemi nuk qëndron tek Irani. Duke gjykuar nga situata e krijuar në Tunizi dhe Egjipt, në Lindjen e Mesme po vjen duke u fuqizuar ndjeshëm faktori islamik. Dhe rrjedhimisht do të vijnë duke u rritur prirjet anti-izraelite në mesin e arabëve. Prandaj Izraelit i duhet të largojë disi vemendjen tani nga të gjitha këto procese që po zhvillohen në botën arabe. Dhe për arritjen e qëllimit janë të mira e të pranueshme të gjitha mjetet. Në qoftë se Izraeli nuk do ta kthejë rrjedhën e ngjarjeve në Lindjen e Mesme në brazdën e përshtatshme për veten, atëhere gjendja e tij do të ndërlikohet në mënyrë të ndjeshme. Ai mund të përballet me bllokadën arabe. Më parë Jordania, Egjipti e mbështesnin Izraelin. Ndërsa tani ai, me sa duket nga të gjitha, nuk e ka më as edhe këtë përkrahje.

Në fakt mund të ndodhë edhe kështu që Izraelit ti duhet të luftojë i vetëm për mbrojtjen e interesave të veta. Në prag Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Nuland konfirmoi se Uashingtoni nuk synon të kërkojë konfrontim ushtarak me Iranin, kurse kandidati për postin e Presidentit të SHBA republikani Ron Paul bëri thirrje për të hequr dorë nga politika e konfrontimit me Teheranin. Ministri i Jashtëm i Francës paralajmëroi se sulmi mbi objektet bërthamore të Iranit do të ketë jetë i mbarsur me efekt destabilizues total për gjithë rajonin.

0Në përgjigje Teherani sot deklaroi se po shqyrton mundësinë e eksportit të teknologjisë së vet bërthamore. Në vigjilje Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin nuk përjashtoi mundësinë e rritjes nga Irani të vëllimeve të eksporteve të gazit, që mbetën në bilancin e tij të energjisë pas vënies së suksesshme në veprim të centralit të parë bërthamor iranian në Busher. Kjo deklaratë u bë nga ai në mbledhjen e zgjeruar të Kryetarëve të Qeverive të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) me pjesëmarrjen e shteteve vëzhguese, midis të cilave hyn edhe Irani. Me këtë Rusia i bëri edhe një herë të qartë partnerëve të saj të huaj se izolimi i Teheranit nuk është aspak në interes të përbashkët.

Konstantin Garibov