Vënia në veprim e gazsjellësit “Nord Stream” do të forcojë sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi Presidenti Rus Dimitri Medvediev në një konferencë për shtyp në Berlin pas bisedimeve me Presidentin federal të RFGJ Christian Wulff.

Ceremonia e përurimit të tubacionit do të zhvillohet sot në qytetin gjerman Lubmin. Së bashku me Presidentin rus në të do të marrin pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe Kryeministri i Francës François Fillon. Projekti po realizohet për llogari të investimeve të konsorciumit të kompanive energjetike të këtyre katër vendeve.

0Medvediev e quajti lançimin e gazsjellësit “ngjarje të shumëpritur, e cila shënon forcimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe BE”.