Rusia i ka të gjitha mundësitë për të përballuar krizën dhe për tu shndërruar në një urë midis Azisë dhe Evropës, midis rendeve të reja dhe të vjetra, deklaroi Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde gjatë fjalës së marrë përpara studentëve të Universitetit Shtetëror të Ministrisë së Financave të Federatës Ruse. Në qendër të Evropës, sipas fjalëve të saj, po grumbullohen “retë e errëta”, kurse ekonomia botërore ndodhet aktualisht në një fazë shumë të rrezikshme dhe të pasigurt - fjalë bëhet për pavendosmërinë politike, krizën e përgjithshme të besimit.

0Christine Lagarde i rekomandoi Rusisë, në sfondin e oshilacioneve të tanishme në tregjet financiare, të ripërtërijë dhe të rrisë rezervat e buxhetit për sa kohë që çmimet e naftës vazhdojnë të mbeten të larta.