Rusia është e gatshme për të dhënë ndihmën e vet në rindërtimin e ekonomisë afgane, deklaroi Kryeministri rus Vladimir Putin në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të Qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) në Shën Petersburg.

0Sipas fjalëve të tij, prioritete absolute të OBSH janë forcimi i sigurisë rajonale, lufta kundër terrorizmit, separatizmit, krimit të organizuar dhe, natyrisht, trafikut të drogës. Rivendosja e shpejtë e paqes dhe stabilitetit në Afganistan është në interes të përbashkët të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH), deklaroi Vladimir Putin.