Më 4 Nëntor në Rusi kremtohet Dita e Unitetit Kombëtar. Kjo festë u kujton qytetarëve rusë ngjarjet e vitit 1612, kur forcat vullnetare të kryengritjes popullore çliruan Moskën nga pushtuesit polakë.

Për nder të këtij evenimenti historik në vitin 1617 me dekret të Carit rus Aleksei u themelua dita e festës - ajo është kremtuar deri në vitin 1917. Me ardhjen e pushtetit sovjetik tradita e kremtimit të çlirimit të Moskës u la qëllimisht në harresë.

Galeria fotografike: Në Rusi kremtohet Dita e Unitetit Kombëtar

Në Rusinë e re festa e 4 Nëntorit filloi të kremtohet që nga viti 2005. Reagimi i shoqërisë dhe mediave ndaj festës së re ishte fort i ndryshëm, duhet thënë. Arsyeja kryesore për ripërtëritjen e festimit të kësaj dite, sipas mendimit të shumicës së vëzhguesve, u bë mosdëshira e kremtimit të përvjetorit të Revolucionit Socialist të Tetorit (7 Nëntor i vitit 1917). Gradualisht Dita e Unitetit Kombëtar po vjen duke u bërë gjithnjë e më e dashur për qytetarët rusë, fakt ky që konfirmohet nga rezultatet e anketimeve sociologjike. Këtë vit, për shembull, tashmë 41% e qytetarëve rusë arritën ta interpretojnë  drejtë emrin e kësaj feste. Në krahasim me vitin 2005 numri i tyre është 5 herë më i madh. Kremtimin e Ditës së Unitetit Kombëtar e planifikon çdo rus i tretë.

04 Nëntori në Rusi është ditë pushimi. Në mbarë vendin organizohen shëtitje popullore, kurse në Pallatin e Madh të Kremlinit në Moskë zhvillohet pritja solemne.