Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë pret që sistemi satelitor global i navigacionit GLONASS të arrijë saktësinë e GPS amerikan aty nga viti 2015. Në të ardhmen e afërt ushtarakët rusë shpresojnë arritjen e zhvillimit të sektorit kozmik të sistemit gjeodezik.

0GLONASS u vu në shfrytëzim në vitin 1993. Qasja në sinjalet civile të navigacionit të sistemit GLONASS u sigurohet konsumatorëve rusë dhe të huaj në çdo pikë të Tokës falas dhe pa kufizime.