Vendosja e taksës për transaksionet financiare dhe forcimi i ndjeshëm i kërkesave ndaj bankave janë masa kundërproduktive, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në samitin e “G-20” në Kanë, meqenëse ato janë të mbarsura me rrezikun e paralizimit të sistemit global financiar, siç ndodhi një gjë e tillë në vitin 2008.

0Tani janë të rëndësishme veprimet e vendeve të Evropës për kapërcimin e problemeve ekonomike. Për rimëkëmbjen e ekonomisë Evropa duhet të ndihmojë veten, ndërsa Rusia do ta mbështesë atë, si minimum, nëpërmjet FMN. Medvediev i bëri një vlerësim pozitiv vendimeve të samitit të fundit të BE për dhënien e ndihmës Greqisë, por njëkohësisht vuri në dukje se duhet të përcaktohen më qartë burimet e financimit.