Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po kërkon nga qeveria miratimin e sanksioneve për dhënien e goditjeve mbi objektet bërthamore të Iranit, njofton Agjencia Associated Press, por shumica e anëtarëve të kabinetit tani për tani dalin kundër ndërmarrjes së sulmeve të tilla.

Ndërkohë operacionin e mundshëm ushtarak kundër Iranit, të dyshuar për zhvillimin e armës bërthamore, mund ta mbështesë Britania e Madhe. Siç shkruan gazeta “The Guardian”, Ministria britanike e Mbrojtjes tashmë planifikon përdorimin e luftanijeve dhe nëndetëseve të pajisura me raketa “Tomohawk”. Presupozohet gjithashtu të lejohen Shtetet e Bashkuara që të përdorin ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian si pasdarmë për fushatën anti-iraniane me pjesëmarrjen e forcave tokësore dhe detare.