Ushtria izraelite realizoi me sukses testimin e një motori të ri raketor. Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, lëshimi i raketës balistike u krye nga baza e forcave ajrore “Palmachim” në qendër të vendit.

0Në vitet e fundit në Izrael janë zhvilluar punime të suksesshme për përmirësimin e vetive të raketës “Jerihon”, e cila i përket klasës së raketave ndërkontinentale dhe është e aftë të mbartë kokë rakete bërthamore (nuclear warhead). Baza ushtarake “Palmachim” është e njohur për testimet e sistemeve të ndryshme raketore që realizohen në të, duke përfshirë edhe raketat “Jerihon” dhe  “Arrow”. Përveç kësaj, kjo bazë shfrytëzohet edhe si platformë starti për lëshimin e satelitëve zbulues.