Kina lëshoi sot në kozmos anijen e papilotuar kozmike “Shenzhou-8”. Deri në fund të nëntorit ky aparat do të realizojë bashkimin e parë automatik orbital në historinë e Kinës me modulin e lëshuar në shtator “Tyangun-1”.

Teknologjia e këtij bashkimi i duhet medoemos Kinës për krijimin e stacionit të saj kozmik, i cili planifikohet të lëshohet aty nga viti 2020. “Shenzhou-8” u konstruktua si prototip i një stacioni të tillë. Anija është e pajisur me kompartamente në të cilat mund të jetojnë dhe punojnë  grupe astronautësh për 20 ditë.