Rusia vazhdon të këmbëngulë në domosdoshmërinë e reformimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në drejtim të rritjes së rolit të vendeve në zhvillim në marrjen e të gjitha vendimeve të tij, njoftoi në një konferencë shtypi në Moskë Ndihmësi i Presidentit të Federatës Ruse Arkadi Dvorkoviç në vigjilje të samiteve të “G-8” dhe “G-20”, që do të mbahen më 2-3 nëntor në Kanë.

0Duke folur mbi pozitën e Rusisë në lidhje me sigurinë e energjisë ai deklaroi, se Moska, si dhe më parë, vazhdon të këmbëngulë në domosdoshmërinë e sigurimit të stabilitetit të tregjeve energjetike dhe furnizimeve të burimeve të energjisë. Edhe një iniciativë tjetër ka të bëjë me garantimin e sigurisë gjatë nxjerrjes së hidrokarbureve në shelf.