Banori i 7-miliardtë i Tokës u lind sot në qytetin rus të Kaliningradit (zona veriperëndimore e vendit). Ky është Pjotër Nikollajev me shtat 50 centimetra dhe peshë 3060 gramë. Mjekët dhe vëzhguesit nga OKB-ja fiksuan kohën e saktë të lindjes - 00.02 sipas orës lokale (03:02 GMT). Nëna e re dhe foshnja e ndjejnë veten për mrekulli.

0Është sigurisht e pamundur që të përcaktohet me saktësi se cila nga foshnjat që lindin në botë në çdo sekondë është “jubilare”. Prandaj Fondi i OKB-së për Popullsinë e kremton këtë etapë shumë të rëndësishme për njerëzimin në mënyrë simbolike, ndërsa ekspertët e tij zgjodhën kësaj here për ceremoninë solemne qytetin më perëndimor të Rusisë. Në Kaliningrad tashmë u soll çertifikata përkujtimore që fikson ditën e shënuar.