Anija (korvetta) e re seriale “Soobrazitelnij” («Сообразительный») e Flotës ruse të Balltikut morri pjesë në manovrat detare me qitjet me raketa dhe zmbrapsi sulmin e supozuar të kundërshtarit.

Anija në fjalë është e pajisur me sistem mikroprocesor modern drejtimi dhe me mjetet më të fundit të komunikimit (ndërlidhjes). Anija është e pajisur gjithashtu me armatime raketore, sisteme silurash, raketa zenit, komplekse të mbrojtjes kundër-ajrore dhe artilerie. Në kiçin e korvettës është vendosur helikopteri anti-nëndetëse i modelit Ka-27 me hangar.

Korpusi dhe mbindërtimi i saj, që janë realizuar mbi bazë të teknologjive “Stells” (Stealth), reduktojnë në mënyrë të ndjeshme dukshmërinë e anijes për radarët e armikut.