Dita 28 tetor e vitit 2011 është datë festive në jetën kulturore të Rusisë. Në këtë ditë fillon të funksionojë sërish godina historike e Teatrit “Bolshoi” të Moskës. Koncerti i madh Gala me pjesëmarrjen e yjeve ruse dhe botërore do të shënojë hapjen zyrtare të skenës kryesore të Rusisë pas periudhës 6-vjeçare të punimeve restauruese dhe rindërtuese.

Galeria fotografike: Teatri Bolshoi

Rindërtimi i Teatrit “Bolshoi” ka evoluar si një nga projektet më të mëdha, më të rëndësishme federale, i cili u mbikëqyr nga administrata e Presidentit rus dhe qeveria e Rusisë. Prandaj dhe inaugurimi, hapja e skenës kryesore vlerësohej si eveniment me rëndësi kombëtare. Udhëheqja e Federatës Ruse, kryetarët e shteteve të BE dhe vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), përfaqësuesit e trupave diplomatike janë ata që do të hyjnë të parët në Teatrin “Bolshoi” si mysafirë nderi. Sigurisht, në Koncertin Gala janë ftuar edhe përfaqësuesit e organizatave të ndërtimit dhe restaurimit, midis të tjerash edhe nga jashtë, të cilët morrën pjesë në ripërtëritjen e Teatrit. Ndër ta mund të përmendim përfaqësuesit e Kompanisë gjermane “Muller BBM”, që projektuan akustikën e ambjenteve, dizajnerat britanikë të mbulimit të skenës së baletit “Arlekin” dhe mjeshrat e fabrikës franceze “Villeroy&Boch”, që u morrën me rikonstruktimin e dyshemeve dhe hollit qendror të Teatrit.

“Kurrë ndonjëherë më parë Teatri “Bolshoi” nuk ka qenë kaq i madh e kaq i bukur dhe nuk ka patur mundësi kaq impresionuese teknike si tani!” - thonë ata që e kanë parë tashmë Teatrin e rinovuar. I këtij mendimi është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit “Bolshoi” Anatoli Iksakov:

- Teatri kryesor i vendit pikërisht i tillë dhe duhet të jetë: i bukur, pompoz, me skenë bashkëkohore të pajisur me teknologjitë më moderne. Pas rikonstruktimit ne kemi përfituar shumë hapësira suplementare për prova dhe tani mund të angazhohemi njëkohësisht me përgatitjen e disa premierave. Janë krijuar të gjitha kushtet për të stimuluar krijimtarinë tonë. Dhe ne jemi të gatshëm të shkrijmë të gjitha forcat dhe talentin tonë për këtë qëllim”.

Regjisorët e Koncertit Gala kanë ndërmend të demonstrojnë mundësitë e reja të Teatrit, por, para së gjithash, të paraqisin në mënyrë maksimalisht të plotë trupën e tij - njërën nga më të mëdhatë midis teatrove muzikorë të botës. Meqë ra fjala, në këtë koncert do të tigëllojë vetëm muzikë ruse. Përjashtim nuk është bërë bile as për yjet botërore të muzikës operistike, të cilët do të pasurojnë e zbukurojnë me pjesëmarrjen e vet Koncertin Gala. Ndër to mund të përmendim këngëtaren franceze Nathalie Dussault, atë rumune Angela Gheorghiu dhe këngëtaren lituaneze Violeta Urmana.

0Dëshmitarë okularë të këtij evenimenti historik do të do të bëhen miliona njerëz në gjithë botën më 19.00 sipas orës së Moskës. Koncerti Gala do të trasmetohet direkt për teleshikuesit e 36 vendeve, duke përfshirë edhe Amerikën Latine, SHBA, Evropën dhe Japoninë. Ndërsa Internet-auditori shumëmilionësh do të ketë mundësi ta shohë

0Koncertin Gala në Teatrin “Bolshoi” online në YouTube

0.

Olga Bugrova