NATO faktikisht i atribuoi vetes të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e Libisë, e cila çoi si përfundim në bërjen e zgjedhjes midis tiranit dhe islamizmit. Një opinion i tillë u shpreh nga Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO Dimitri Rogozin. Ai nuk pajtohet me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, sipas të cilës Aleanca veproi në pajtim të plotë me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mbrojtjen e popullatës civile, sigurimin e zonës së ndaluar për fluturime mbi Libi dhe embargon e armëve.

0Sipas fjalëve të Dimitri Rogozin, në takimin e Këshillit NATO-Rusi të 8 dhjetorit, me sa duket, nuk do të mund të shmanget dot analiza e pasojave të fushatës së NATO-s në Libi.